Aplikacion
Nga Sarajeva, si ndalesa e parë e turneut të tij treditor në Ballkan, dhe kryeqyteti i vendit që ai vetë e klasifikoi në nëntorin e vitit 2022, së bashku me Moldavinë dhe Gjeorgjinë, si ndër shtetet që rrezikohen për shkak të veprimeve nga Moska, Stoltenberg shprehu edhe një herë shqetësim për ndikimin rus. Zelensky ishte shumë më i drejtpërdrejtë, duke deklaruar se Rusia “do të sigurohet që një vend ballkanik të hyjë në luftë me një tjetër”. Ai nuk saktësoi se për cilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor e kishte fjalën, por deklarata e tij nxiti reagime në Bruksel dhe Uashington.
Liderët në Ballkanin Perëndimor nuk e komentuan këtë deklaratë të presidentit ukrainas, ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) konfirmuan se ndajnë shqetësimin e Zelenskyt për ndikimin malinj të Rusisë.
“Ne kemi informacione dhe i kemi parë këto aktivitete ruse për disa kohë, kështu që kemi një pamje të plotë dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë po përpiqet të bëjë Rusia”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano në një konferencë për media. Po ashtu, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se Uashingtoni po punon me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe reformat, “që do të pakësonin mundësinë e ndikimit malinj rus”.
Cingel: Nuk ka gjasa për konflikt të armatosur
Jan Cingel, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Analiza Strategjike në Bratislavë, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka gjasa për një konflikt të armatosur mes vendeve në Ballkanin Perëndimor.
“Ajo që është ndoshta kërcënimi më i madh i menjëhershëm, apo ajo që mund të shpërthejë në rajon, janë aktivitetet e ndryshme brenda një lloji të një lufte hibride”, tha ai. Siç shpjegoi ai, kjo nënkupton operacione të grupeve të vogla, të cilat kanë një agjendë të caktuar politike, “siç e pamë në rastin e Banjskës në muajin shtator”. Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Më pas tre sulmues u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Kosova: Qëllimi i Rusisë, ndezja e një krize në oborrin e BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi më 20 nëntor se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor mund të shikohet nga tri aspekte: propaganda, armët dhe mbështetja politike që Rusia i jep Serbisë për “të destabilizuar rajonin”. “Këto bëhen këto të tria bashkë, është tepër e qartë që është në interes të Rusisë që të hapë edhe një front kundër Perëndimit. Dhe natyrisht këtë front dëshiron ta hapë në pjesë të Evropës të cilat ende nuk janë pjesë e NATO-s. Prandaj, kjo e bën edhe më imperative anëtarësimin tonë në NATO”, tha Osmani pas takimit me Stoltenbergun në Prishtinë.
Autoritetet e Kosovës vazhdimisht paralajmërojnë se Rusia përmes Serbisë po tenton të destabilizojë Kosovën, por edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Çfarë mendojnë kosovarët për Rusinë?
Shumica e shtetasve të Kosovës kanë mendime të pafavorshme për Rusinë. Vetëm 2 për qind kanë thënë se kanë mendime shumë të favorshme për Rusinë, në krahasim me 90 për qind për SHBA-në. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se po synon të ndezë një vatër krize “në oborrin e Bashkimit Evropian”, me qëllim që, sipas tij, të shpërqendrojë NATO-n.
Përmes një postimi në Facebook Kurti tha më 19 nëntor se gjithnjë e më shumë po vërehet “kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale”. Po ashtu, autoritetet kosovare kanë pohuar se Rusia është e “përfshirë” në kriza të shumta në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në fund të shtatorit ka deklaruar se po hetohet përfshirja e mundshme e Rusisë në sulmin në Banjskë. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.
Rusia shihet si mbrojtëse e interesave të serbëve të Kosovës
Shumica e banorëve në komunat me shumicë serbe në Kosovë, rreth 64 për qind, e shohin Rusinë si mbrojtësen më të mirë të interesave të serbëve në Kosovë. Radoiçiç është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa autoritetet e Kosovës e lidhin emrin e tij me vrasje, korrupsion dhe frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurave gjyqësore. Pas sulmit në Banjskë, Policia e Kosovës konfiskoi sasi të mëdha armësh, ndërsa ministrja Sveçla ka thënë se janë gjetur edhe armë, pajisje dhe dokumente ruse, që sipas tij janë flasin për përfshirjen e Rusisë në sulm.
Rusia, partner apo kërcënim?
Shumica e kosovarëve e shohin Rusinë si kërcënim, e vetëm më pak se 5 për qind e shohin atë si partner politik dhe ekonomik. Kosova e ka harmonizuar politikën e saj me shtetet perëndimore sa u përket sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës. Edhe pse Rusia ka diplomatët e saj në Kosovë që nga viti 2005, kur u hap Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë, shumë pak dihet për aktivitetet e tyre.
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Autorët e dyshuar, një oficer policie dhe vëllai i tij