zoom

Slider

Rekord të infektuarish në Kosovë/ Shënohen 18 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Një numër i lartë viktimash është shënuar në 24 orët e fundit si pasojë e COVID në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë ndërruar jetë 18 persona.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me COVID 2295 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë është 24.939.

Njoftimi i MSH-së:

#Bashkëiadalim 26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!