zoom

Slider

Rei Manaj realizon ëndrrën, klubi i Barcelonës i jep zyrtarisht lajmin e mirë

Klubi i Barcelonës i ka dhënë shqiptarit Rei Manaj lajmin më të mirë të mundshëm për karrierën e tij futbollistike. Ajo jo vetëm që nuk do të shitet, por do të jetë pjesë e ekipit të parë të katalanasve.

Manaj, futbollisti i kuqezinjve është federuar me ekipin e parë dhe kjo është një ngjarje historike që një shqiptar të luajë me ekipin e parë të Barcelonës.

“FC Barcelona ka qenë në gjendje të regjistrojë Memphis, Eric Garcia dhe Rey Manaj në Ligën Profesionale të Futbollit. Kjo ka qenë e mundur falë marrëveshjes së arritur me Gerard Piqué. Kapiteni i dytë i Barcelonës ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën e tij”, thotë klubi katalanas në deklaratë.

Barça i kërkonte qendërmbrojtësit të saj për të ulur pagën dhe për ta ndihmuar klubin në një situatë kaq të vështirë ekonomike. Barcelona është në bisedime për të bërë të njëjtën gjë edhe me dy kapitenët e tjerë të skuadrës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Barcelona luan nesër prej orës 20:00 ndeshjen e parë të kampionatit kundër Real Sociedad dhe për trajnerin Ronald Koeman grupi do të jetë më i plotë me regjistrimin e blerjeve të verës.