zoom

Slider

Rey Manaj transferohet në Serie A

Tashmë është zyrtare, Rey Manaj rikthehet në Serie A. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kalon tek ekipi i Spezia. Manaj transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje. Manaj shkëlqeu tek Barcelona gjatë fazës përgatitore, por nuk arriti të siguronte një vend tek ekipi i parë.

Manaj nis në këtë mënyrë një aventure të re në elitën e futbollit italian teksa më herët është aktivizuar edhe për ekipe të tjera si Cremoneze, Inter e Pescara, Piza.

Sipas mediave italiane, klubi i Barcelonës do të përfitojë afro 500 mijë euro nga huazimi ndërsa çmimi i fiksuar për blerjen e kartonit shkon në 3 milionë euro.