zoom

Të gjitha

Regjisori thotë se në filmat e hershëm, James Bond ishte në thelb një përdhunues

Regjisori i filmit “No Time to Die”, filmi i 25 -të i James Bond-it tha se versioni i personazhit të luajtur nga i ndjeri Sean Connery ishte “në thelb” një përdhunues.

Duke folur për Hollywood Reporter, Cary Fukunaga iu referua një skene në “Thunderball” (1965), në të cilën James Bond, i portretizuar nga Connery, puth me forcë një infermiere (luajtur nga aktorja Molly Peters), e cila kishte refuzuar veprimet e tij. Në një skenë të mëvonshme, Bond sugjeron që ai do të heshtë për informacionin që mund t’i kushtojë asaj punën, nëse infermierja fle me të.

“Unë mendoj se heshtja ime mund të ketë një çmim,” thotë ai.

Infermierja tërhiqet, duke thënë:

“Nuk do të thuash … oh, jo”, para se Bond të përgjigjet “Oh, po”, e shtyn në një sauna dhe i heq rrobat.

“No Time to Die”, me aktorin Daniel Craig si James Bond po cilësohet si filmi Bond me barazinë më të madhe të fuqisë midis personazheve gra dhe burra. Shumë presin që përfshirja e Phoebe Waller-Bridge në procesin e shkrimit të skenarëve të theksojë feminizmin.

Producentja ekzekutive e filmit, Barbara Broccoli, e cila ka prodhuar filma të James Bond që nga viti 1995, tha:

“Unë mendoj se njerëzit po reagojnë për të mos pranuar ato gjëra që nuk janë më të pranueshme.”