zoom

Aktualitet

Reciprociteti për targat, serbët mbyllin kafenetë në Veri të Mitrovicës

Pronarët serbë të kafenetë në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar të mbyllin kafenetë mbrëmjen e së hënës, teksa ende nuk dihet arsyeja.

Siç raporton mediumi serb, Kossev, dikush iu ka thënë që të mbyllin objektet këtë pasdite, në kohën kur pakica serbe po proteston në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Protesta e tyre po bëhet për arsye të vendosjes së reciprocitetit të targa nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Nder të tjera thuhet se kafenetë dhe butikët janë mbyllur, derisa dyqanet ushqimore mbesin të hapura.

Kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për mediumin deklaruan se nuk janë në dijeni se për çfarë arsye janë mbyllur objektet.