zoom

Aktualitet

Reciprociteti i targave, NATO thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ulni tensionet

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë po vijojnë për të pestën ditë radhazi. Pas SHBA dhe BE-së, thirrje për uljen e tensioneve mes dy palëve ka bërë edhe NATO ditën e sotme. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu shkruan se Prishtina dhe Beogradi duhet të shmangin veprimet e njëanshme dhe të dialogojnë.

NATO bën thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të dialogoni. Mandati KFOR-it mbetet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, shkruan Lungescu.