Aplikacion
Një prej recepsionistëve të hotel Gloria ka qenë ai që i gjeti trupat të pajetë.
Në një dëshmi të dhënë për policinë ai ka thënë se i kishte thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.
Pasi nuk i ishin përgjigjur, kishte shkuar në sauna.
“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, ka deklaruar ai.
Mësohet viktimat lidhje familjare mes tyre. Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç ishin burrë e grua, ndërsa Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ishte vajza e tyre dhe Nikita Belousov, 37 vjeç, bashkëshort i Ekaterinës.
4 turistët dyshohet se janë asfiksuar, pasi kanë qëndruar në sauna më shumë sesa është e lejueshme. /Zoom.al