Aplikacion
“Unë arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.
Mbi lidhjen që pretendohet në shkresën nga SPAK se ai ka me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi ka thënë se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush ai është.
Biznesmeni italian Francesco Zummo
Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje.
Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.
Akuzat e SPAK
Prokuroria e Posaçme (SPAK), mëngjesin e 12 nëntorit ka lëshuar tre urdhër arreste për tre persona, të cilët dyshohen se janë marrë me pastrim parash. Vlera e përllogaritur në mbi 18 milionë euro.
Përkatësisht urdhër arresti përfshin edhe biznesmenin shqiptar Rezart Taçi, i përfshirë në sektorin e naftës.
Ky i fundit, sipas SPAK, në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në të, personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri. Respektivisht shtetasin A.B. dhe B. L.
Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi
Këta dy të fundit janë arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim biznesmeni Taçi. Sipas njoftimit, shtetasit shqiptarë kanë bashkëpunuar me dy shtetas italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe një zviceran.
Veprimet hetimore janë kryer nga policia gjyqësore e Drejtorisë së Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me koordinimin me Drejtorinë Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali.
“Duhet të merrni vendime të vështira”/ Shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida gjatë marsit