Aplikacion
Kreu i qeverisë ka deklaruar se gazetari italian gënjeu kur tha se sekretari i tij, Engjëll Agaçi pranoi se kishte avokati i disa narkotrafiktantëve. Edi Rama theksoi se një avokat nuk jeton duke mbrojtur shenjtorët, por shtoi se kjo nuk do të thotë që edhe vetë duhet të sulmohet si kriminel.
“Dhe nëse për këtë program të Shërbimit Publik një avokat penal i një shteti të së drejtës, i cili si rregull nuk jeton duke mbrojtur shenjtorët, por duke mbrojtur të dyshuar për krim ose kriminelë të dënuar, duhet të sulmohet si të ishte vetë kriminel, atëherë këtu për të gjej një logjikë të ngjashme është e pashmangshme t’i drejtohesh kujtimit të Shqipërisë kur figura e avokatit mbrojtës varrosej nga regjimi gjakatar komunist si lebrozët në mesjetë”, u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverisë theksoi se “Për detyrim ndaj dinjitetit të autorëve të këtij episodi shumë të gabuar të Report, përpiqem për momentin të besoj se në çdo rast gjithë kjo është furi për të sulmuar Giorgia Melonin në kurriz të Shqipërisë”. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë