Aplikacion
Ajo shprehet se ata nuk kanë mundur të shpjegojnë pse e vranë djalin e saj dhe për këtë arsye e konsideruan vdekjen e tij si vetëvrasje.
“Pas nuk mundën t’i japin shpjegim pse e vranë djalin tim, ata e cilësuan vetëvrasje pas tre vitesh” shprehet për Protothema.gr Vasiliki Katsifas.
“Nëse ai bëri vetëvrasje siç thonë ata para burrave të RENEA, le ta publikojnë videon nga kamerat. Por ata nuk e bëjnë, sepse e vërteta është ndryshe. Fëmija im humbi jetën sepse mbrojti të drejtën e tij për të ngritur flamurin grek. Unë dua që e vërteta të dalë në dritë. Lufta jonë vazhdon”, përfundon nëna e Konstandino Katsifas.
Kujtojmë se i ndjeri ndërroi jetë më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake.