zoom

Aktualitet

Reagon nëna e At Nikolla Xhufkës: Bravo i qoftë, bën atë që e kam edukuar unë

Pas skandalit seksual ku dyshohet se është përfshirë At Nikolla Xhufka, reagoi nëna e priftit.

Në një prononcim për “Euronews Albania”, ajo mbështeti djalin e saj, duke akuzuar emisionin “Piranjat” se u përpoqën të denigrojnë figurën e tij.

“Momenti normal që është shokues, por për sa kohë fëmija im nuk ka kryer marrëdhënie me të mitur, nuk kanë arritur në atë që kanë dashur të nxjerrin që shkon me meshkuj, për mua kjo është një nul, një dështim i atij lloj televizioni. Pikë mbaroi. Për mua kjo nuk ka fare rëndësi dhe as më bën fare përshtypje. Djalit tim i kam thënë vazhdo përpara dhe mos u ndal. Atij bravo i qoftë për këtë që bën, dhe e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar, rrugën e Zotit”, tha ajo.

Ndaj At Nikolla Xhufkës janë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër, pas publikimit të disa bisedave private.

Postime të lidhura