zoom

Aktualitet

Nuk ndalet Xhufka: Provokimin seksual ndaj meje e sajoi Behxhet Pacolli

Prifti, At Nikolla Xhufka që ka bërë xhiron e rrjetit gjatë ditëve të fundit ka reagusr sërish.

Pas disa versioneve të ndyshme që ka dhënë nga momenti që ndaj tij u bë një video e fshehtë, Xhufka ka folur përsëri duke bërë një deklaratë edhe më të pabesueshme e kontradiktore se ato të mëhershmet.

Ai shprehet se videot e emisonit në të cilin u shfaq duke bërë biseda intime me një tjetër mashkull janë prerë e manipuluar. Xhufka pretendon gjithashtu se djalin që e kishte provokuar, pra Kikpn ia ka dërguar biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, sipas Xhufkës, me qëllimin për të investuar në Kishën Ortodokse të Elbasanit.

“Në rradhë të parë do bëj një padi për emisionin që nga Piranja doli cironkë. Po të shikoni me vëmendje emisionin, një bisedë nuk ka lidhje me tjetrën. Personi që ka ardhur tek unë quhet Kika, Kreshnik Husaj. Ai ka ardhur tek kisha në emër të biznesmenit Behxhet Pacolli dhe ka thënë që ai e ka dërguar të bëjë investim në Kishën Ortodokse të Elbasanit. Unë u ndjeva shume krenar.”- është shprehur ai.