zoom

Slider

Reagimi pa dorashka i Lori Hoxhës. Nga kurimi i fustaneve të Arbanës, tek një “s’ja kemi nevojën”

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lori Hoxhës pas mesazhit që ish-moderatorja e Big Brother, Arbana Osmani, bëri pak orë para nisjes së spektaklit “BBV 3 Albania”.

Teksa thekson se e nisi karrierën e saj duke kuruar fustanet dhe veshjet e Arbanës në Big Brother në nisje të karrierës së saj, Lori vë në dukje se tashmë “sja kanë nevojën njëra-tjetrës”. Por edhe pse në këto pozita, përsëri “vendimet i marrin bashkë”.

Dhe në fund një mirënjohje për të ardhmen që Lori thotë se do jetë dhe do i gjejë bashkë me Arbanën.

Postimi i plotë:

“Unë e nisa karrierën time në televizion duke kuruar veshjet e Arbanës për Big Brother dhe sot jam krenare që të them që të dyja s’ja kemi “nevojën” njëra-tjetrës, e megjithatë zgjedhim që vendimet t’i marrim bashkë për veshjet, por edhe më shumë.

Jam unë mirënjohëse për rrugëtimin tonë dhe për të ardhmen që në çdo rast do na gjejë bashkë”. /ZOOM.AL/

 

Postime të lidhura