Aplikacion
Në përshkrimin e kësaj fotoje, aktorja shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”. Batutë e cila është keqkuptuar nga ndjekësit të cilët kanë kaluar në fyerje në komentet që kanë bërë poshtë postimit.
Të tilla kanë qenë komentet që thonin: “Je duke ngatërruar sensualitetin me vulgaritetin. Nuk të kane hije këto foto. Kur të hapësh profil onlyfans atëhere vendosim të të shikojmë apo jo. Sa derdimen e paske burrin, nëqoftë se e ke akoma,’ ‘Emm.. unfollow tani!’ ‘Të kisha për më të zgjuar!,’ ‘Po më vjen shumë keq që po më shikojnë sytë një grua 38-vjeçare me dy femijë, të shkojë gruaja të dali lakuriq vetëm për të marrë famë, kjo është e turpshme sepse nuk vendoset fama përpara femijës për mua është turp i madh!”.
Por aktorja thotë se përshkrimi ishte në kontekstin e autoironisë, për të cilën ajo shtoi se nuk kanë arritur ta kuptojnë as banorët e BBV në 100 ditë izolim.
Ajo u shpreh se e gjitha ka qenë në kontekstin e batutës, pasi ajo kurrë nuk do ta përshkruante apo trajtonte veten si lopë dhe se i përgëzon nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji.
“Po marr shkas të bëj këtë video sepse kam lexuar disa nga komentet e disa grave, disa nënave që nuk më kanë pëlqyer aspak. Unë nuk kam qejf fare të shpjegoj batutën, se batuta po u shpjegua ç’u pa puna. Megjithatë vura re që fjalia që kam përdorur te fotot e fundit që kam postuar, që kam pirë shumë makiato këtë periudhë, një pjesë e mirë e juaja e kanë keqkuptuar. Sigurisht që nuk më çudit fare kjo gjë sepse autoironinë time disa prej jush nuk e kuptuan 100 ditë, nuk kanë si t’a kuptojnë në një fjali të vetme”, tha Olta. /ZOOM.AL/