zoom

Lajme

FOTO/ Si dukej Olta Gixhari kur ishte 14 vjeçe

Aktorja Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit e saj një foto, që tregon si dukej ajo në moshën 14-vjeçare.

Olta e postoi foton në “Instagram” duke shkruar vetëm “14 vjeçe”, ndërsa fansat e saj komentuan për tiparet e bukura që ka ruajtur edhe sot aktorja, pas kalimit të viteve.

Olta Gixhari ndodhet momentalisht në Spanjë së bashku me familjen e saj, ku po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, derisa të sjellë në jetë djalin e saj të dytë.