zoom

Aktualitet

Rastësi e frikshme! Lëkundjet e sotme sizmike, në të njëjtën orë me ato të 2 viteve më parë

Lëkundje sizmike me magnitudë 3.8 ballë janë ndjerë pasditen e sotme, rreth orës 16:05 në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit u regjistrua 22 kilometra në verilindje të Tiranës.

Mund të quhet “rastësi e frikshme”, pasi po në datën 21 shtator, ekzaktësisht dy vite më parë, në po të njëjtën orë, Shqipëria do të tronditej nga një tërmet i fuqishëm, i cili do t’i paraprinte tërmetit shkatërrues të datës 26 nëntor 2019.

Të dhënat e para dy viteve na kujtojnë se tërmeti ka qenë i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, në orën 16:09. Lëkundja e dytë u shënua në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit.

 

Postime të lidhura