zoom

Bota

Raporti tronditës i OKB: 90% e ndërtesave në Gaza janë rrafshuar

Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara, (UNOSAT), ka bërë me dije se nga analizimi i të dhënave, ka rezultuar se rreth 90 për qind e 4 mijë ndërtesave të vendosura përgjatë kufirit lindor të Gazës, janë shkatërruar ose dëmtuar.

“Imazhet satelitore tregojnë një rritje të madhe të numrit të ndërtesave të dëmtuara dhe të shkatërruara brenda shtrirjes prej një kilometër të tokës përgjatë kufirit të Rripit të Gazës në perëndim të vijës së demarkacionit”, thuhet në përditësimin më të fundit humanitar të OKB-së, duke cituar analizën satelitore.

Gjithashtu numri i viktimave mbetet i lartë dhe e ka kaluar shifrën e 30 mijë të vrarëve, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Lufta në Gaza ka nisur prej 7 tetorit të vitit të kaluar dhe Izraeli po vijon ofensivën ndaj Hamasit.

Së fundmi Irani lëshoi 300 raketa dhe dronë ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për sulmin ndaj Konsullatës së tij në Siri.

Raporti:

-Nga 4042 ndërtesa në imazhet satelitore të marra më 29 shkurt;

3033 ishin shkatërruar

593 janë dëmtuar rëndë ose mesatarisht

416 nuk kishte asnjë dëmtim të dukshëm përmes imazheve satelitore.

/ZOOM.AL/