zoom

Politikë

Rama vendos: Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga Lindita Nikolla

Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një grua.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e PS-së se në vend të Gramoz Ruçit do të jetë Lindita Nikolla, ish-ministre e Arsimit.

“Shembull i padyshimtë në krye të çdo detyre, një shoqe e mirë dhe një politikane karriere, që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët”, tha Rama.