zoom

Politikë

Rama “thumbon” opozitën nga Brukseli: “Alo? Ça ka naj gjo anej?”

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Bruksel, aty ku u zhvillua edhe takimi i 11-të i Këshillit të Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë.

Në një postim në instagram, Rama shfaqet i ulur në parmakun e një dyqani dhe telefon në vesh dhe krahas fotos shkruan: “Alo? Ça ka naj gjo anej?”

Ishte ky një mesazh i koduar për koalicionin opozitar PD-Aleanca për Ndryshim- LSI?

Kjo nuk dihet ende, ndërsa nga momenti në moment pritet edhe një reagim nga kreu i qeverisë për këtë hap të Opozitës së Bashkuar.

Në marrëveshjen mes dy forcave politike janë parashikuar 13 pika, ku kryesorja është nxjerrja e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar, sipas tyre nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit.

PD dhe LSI kane rënë dakord që përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve.