zoom

Lajme

Rama sulmon SPAK-un dhe GJKKO-në: Paraburgime me një të rënë të lapsit dhe noterizime në Gjykatën Speciale

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe GJKOO-së, duke pretenduar se paraburgimet po bëhen me një të rënë të lapsit, ndërsa noterizimet bëhen në Gjykatën Speciale.

“Me filozofinë që çfarë çojmë ne atje ata vetëm e firmosin patjetër se ne jemi Amerika këto nuk i pranoj më dhe nuk kam për ti pranuar më”, theksoi kreu i qeverisë.

Kryeministri shtoi se këto janë filma, që sipas tij i ka parë në kohëra të vjetra, teksa shtoi se “nuk ka asgjë kundër hetimit dhe të dalin të gjithë ata që kanë prekur qoftë edhe 1 euro të buxhetit të shtetit”.

Edi Rama: Nuk kam asgjë kundër hetimit. Të dalin të gjithë ata që kanë prekur qoftë edhe 1 euro të buxhetit të shtetit, ama këto paraburgimit me një të rënë të lapsit dhe noterizimet në Gjykatën speciale me filozofinë që çfarë çojmë ne atje ata vetëm e firmosin patjetër se ne jemi Amerika këto nuk i pranoj më dhe nuk kam për ti pranuar më.

E kemi parë ne këtë film në kohëra të tjera. Ndaj demokracitë e kanë ndërtuar këtë sistem balancimi.

Kryeministri madja u dha edhe  “këshilla” prokurorëve të posaçëm teksa deklaroi se kundërshtojnë sikur janë parti politike.

Edi Rama: Kam një sugjerim për prokurorët e SPAK, në vend që të merren me deklaratat e mia dhe sa herë që bëj deklarata të bëjnë njoftime për shtyp, të bëjnë punën e tyre, e kanë gjithë mbështetjen tonë.

Ti dëgjojnë këto që themi si kritika dhe shqetësime konstruktive. Për ne, mua dhe PS, SPAK dhe GJKKO rrojnë 1000 vjet nuk i vjen e keqja dhe shqetësim nga ne. Të mos ndjekin mediat sikur janë parti politike, të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët speciale të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos bëhen redaksi gazetash dhe të bëjnë punën e tyre. Sa herë kurdoherë, kudo qoftë që do të kapin korrupsion atë shpatën ta hapin krahun me të gjithë forcën, por korrupsion ama.

E kemi ngritur për të luftuar korrupsione, brenda nesh, anash nesh, por me prova dhe të mos kundërshtojnë sikur janë parti politike, të mos hyjnë në debate shifrash, ata kanë punën e tyre të mos merren me statistika e shifra. Të garantojnë që fajtorët të shkojnë në burg dhe të pafajshmit të mos traumatizohen për gjithë jetën. Kjo është arsyeja përse po flasim.

Postime të lidhura