zoom

Politikë

Rama s’pranoi interpelancë, tensione në Parlament. Bardhi pushton foltoren dhe e godet me grusht!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka bllokuar foltoren pasi kryeparlamentarja Lindita Nikola i ndëpreu fjalën dhe i hoqi zërin e mikrofonit.

Bardhi iu është drejtuar me tone të larta Lindita Nikollës, ndërsa është rrethuar nga Garda. Më herët ai akuzoi mazhorancën për bllokimin e interpelancës me kryeministrin Rama, që është refuzuar dy herë nga PS. “Të japë llogari Meloni dhe jo Rama, ky është turp”, tha Bardhi ndër të tjera.

Gjithashtu kreu i Grupit të PD ka goditur me grusht foltoren në shenjë revolte. “Këto sharjet të janë bërë natyrë e dytë”, iu drejtua kryeparlamentarja.

Në nisje të seancës plenare në Kuvend, para se të shkonte te Foltorja, Gazment Bardhi, është ndalur në kërkesën e grupit të Parlamentar të Partisë Demokratike te refuzimi i interpelancës me kryeministrin Edi Rama, për rastin e investigimit të RAI 3.

Deklarata e Bardhit:

“Në fakt ju po e bëni rrugë që kërkesat për interpelancë të grupit të PD një pjesë i keni futur në sirtar, ndërsa për ato me kryeministrin as nuk e njoftoni në seancës plenare. Keni detyrimin të njofton seancën plenare për çdo kërkesë për interpelancë që vjen. Në përputhje me rregulloren, Grupi i PD ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama duhet të ishte pikë kryesore e rendit të ditës, për ndërhyrjet skandaloze që ka bërë në lirinë e medias përmes presioneve ndaj një televizioni shtetëror italian.

Sa herë thirret për llogaridhënia Edi Rama ju të gjithë refuzoni sepse ju ka dhënë mesazhin se ka frikë të vijë në Kuvend. E kuptoj se keni dhe frikë t’i përmendi emrin, ju lutem frikërat mbajini për vete. Kuvendi nuk ka frikë as ta thërrasë në interpelancë as t’i kërkojë llogari, sikundër kryeministri nuk duhet të ketë frikë të vijë të japë llogari”. /ZOOM.AL/