zoom

Politikë

Rama reagon për herë të parë për çmimin e rritur të naftës: Nuk ka 7 taksa

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbi rritjen e çmimit të karburanteve në vend, me anë të një komenti në rrjetet e tij sociale.

Shumë qytetarë i kanë shkruar Kryeminstrit të vendit në këto platforma dhe ai ka zgjedhur të përgjigjet me metodën krahasuese të Shqipërisë me vendet e tjera.

Një qytetar shkruan: Pse nuk i pyet këta 71.923 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo t’u reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës?

Përgjigja e Ramës: ‘Nuk ka 7 taksa në çmimin e naftës e para dhe e dyta, vendet e tjera me të cilat krahasojnë çmimet ata që flasin për taksat, ato taksa i kanë jashtë çmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinën, mjafton të kesh makinë! Kështu që nuk do ndryshonte gjë për xhepin e drejtuesve të automjeteve, sepse ato detyrime në një mënyrë a një tjetër nuk hiqen.”

Ditët e fundit është shtrenjtuar për të disatën herë çmimi i karburanteve. Në pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër.

Postime të lidhura