Aplikacion
Gjatë intervistës, gazetari italian Giorgio Mottola u përpoq të nxirte në pah lidhje të qeverisë me eksponentë të krimit dhe e vuri Ramën në siklet në disa momente.
Por kryeministri në reagimin e tij u shpreh se intervista e tij po interpretohet sipas dëshirës për të festuar humbje, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk do të ndalet.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, tha Edi Rama në platformën “X”.