“Twitter” ka kufizuar për disa orë llogarinë personale të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Shkak duket se është bërë një postim i Bashës. Ai ka shpërndarë një lajm të Zërit të Amerikës që flet për abuzimet me tenderat nga qeveria. Në foton e lajmit është Rama.
Duket ka qenë pikërisht përdorimi i fotos së Ramës arsyeja e bllokimit.
Një burim i tha Zoom.al se një kompani e huaj administron të drejtat e imazhit të kryeministrit shqiptar dhe bën raportime në rrjetet sociale kur mendon se imazhi i tij mund të jetë keqpërdorur ose përdorur pa leje. Edhe kompani e media private kanë paguajnë kompani të tilla, si Acromax, për të menaxhuar imazhet e tyre. Zoom.al nuk mundi të vërtetonte informacionet e mbërritura në redaksi se edhe kryeministri Rama paguan të njëjtën kompani.
Kur ndjekësit e Bashës ata futen në llogarinë e “Twitterit”, ata panë një mesazhi paralajmërues “Kujdes: Kjo llogari është e kufizuar përkohësisht. Po e shihni këtë paralajërim, sepse ka pasur disa aktivitete të pazakonta nga kjo llogari. Dëshiron akoma ta shikosh?”
Bllokimi ka zgjatur përkohësisht, siç duket nga kundër-raportimet që kanë bërë menaxhuesit e Twitter-it të Bashës. /Zoom.al

