zoom

Politikë

Rama për Portin e Durrësit: Aleanca e Rublave trembet se nuk do t’i marrë më kurrë votat e qytetit

Kryeministri Edi Rama edhe një herë i është përgjigjur opozitës, lidhur me portin e Durrësit.

Sipas Ramës, të gjithë reagimet e opozitës janë politike për të fituar vota, pasi siç shkruan ai, opozita i trembet se nuk do ta marrë më Durrësin në zgjedhje.

“Po filloi Porti Turistik s’e marrim më kurrë Durrësin!” është fjalia që shkëmbejnë më shpesh maskaragjozët e Aleancës së Rublave dhe hajde më thoni pastaj që s’janë pa fe, pa atdhe, pa besë e pa din dhe as iman!” shprehet Rama.