zoom

Politikë

Rama për opozitën: Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS-në

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj opozitës sërish me një postim në “Twitter”. Ai shkruan se vrasin, kërcënojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS, e kur kapen me presh në duar, shfaqen deri në fund ashtu si janë, për Ramën llumi i shoqërisë dhe një mallkim që do zhbëhet të dielën.

“Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS-në që të baltosin PS-në, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!”, deklaron Rama.