Aplikacion
Pjesë e këtij albumi janë edhe takimet e zhvilluara me personalitete të larta botërore, si ai me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, apo edhe me aktorin Leonardo Di Caprio, i cili është një aktivist i njohur për ccështjet e klimës dhe natyrës.
Por ajo që bie në sy në këto foto është se kreu i qeverisë shqiptare nuk ka mbajtur maskë në asnjë prej këtyre takimeve, ndryshe nga bashkëbiseduesit e tij, të cilët kanë qenë strikt në respektimin e masave anticovid.
Në fakt ai prej kohësh ai nuk mban më maskë anti-covid, pavarësisht se pak muaj më parë nuk ngurronte që të kritikonte edhe të tjerët kur nuk e respektonin këtë masë.
Me siguri qe tashmë kryeministri Edi Rama nuk i beson më rrezikut të armikut të padukshëm.