zoom

Slider

Rama njofton reformën e re në arsim: Hapni krahun, koha juaj mbaroi

Gjatë prezantimit të buxhetit për ministrinë e Arsimit për vitin 2022, kryeministri Edi Rama kishte një porosi shumë të rëndësishme për ministrinë e Arsimit në lidhje me drejtuesit e shkollave. Kreu i qeverisë tha se sot kemi në shkolla drejtues që janë “out” dhe që duhet të largohen për t’u lënë vendin atyre që e meritojnë.

Domosdoshmëria e një rritje cilësore të drejtimit të shkollës. Kemi bërë shumë për t’i nxjerrë nga politizimi, bakshishi dhe tarafi dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithëve që ta realizojnë këtë me meritën e tyre, sistemi i pikëzimit që kalon përmes testeve. Pavarësisht rasteve të shpërdorimit me këtë test janë një përqindje shumë e vogël në raport me pjesën tjetër.

Por ne nuk kemi bërë shumë në raport me të shkuarën për drejtimin e shkollave. Kemi drejtues që nuk e meritojnë të drejtojnë shkollat dhe janë nën nivelin e mësueseve dhe të një kolektivi mësimor dhe që janë “out” dhe këtu është e qartë për ministren, për drejtorinë e përgjithshme që duhet ndërhyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe motivohen dhe drejtuesve që u ka kaluar koha të largohen.