zoom

Aktualitet

Rama në Konferencë: Lufta në Ukrainë ka rritur çmimin e energjisë në vendin tonë

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme të Kryeministrit të vendit mbi luftën Rus-Ukrainë, Rama ka thënë se ndikimi që ka dhënë kjo situatë deri tani në vendin tonë është rritja e çmimit të energjisë.

Ai shtoi se vendi jonë nuk ka varësi të konsiderueshme ekonomike apo tregtare me Rusinë.

Rama u shpreh se situata është tragjike ndërsa është goditur themeli i politikës ndërkombëtare, e drejta dhe ligji.

“Ne jemi pjesë e këshillit të sigurimit të OKB dhe jo vetëm kaq por edhe bashkë pengmbajtëse me SHBA në KS gjë që e ka bërë me dije botërisht qëndrimin tonë që në minutat e para pas fillimit të sulmit në instancat më të lartë të politikës ndërkombëtare. Ne i ndjekim me keqardhje këto zhvillime duke pasur në zemër dhe mendje njerëzit në Ukrainë dhe lidershipin ukrainas që kërcënohet për vetë jetën.

Nuk e di a e ndoqët gjatë ditës qoftë presidentin Zeneslky tanimë i veshur me uniformë ushtarake apo ish presidentin Poroshenko i cili po ashtu gjendej i armatosur në një nga lagjet e Kievit. Është një situatë tragjike por nga ana tjetër është zhvillim që ka sfiduar arkitekturën e sigurisdë në Europë dhe ngrehinën instucionale të politikës ndërkombëtare duke goditur themeli e saj. Të drejtë ndërkombëtare dhe ligji ndërkombëtar”, tha Rama.

Sot është më e qartë se dje ajo që ka filluar të ndjehet muaj më parë me krizën e çmimeve të energjisë, me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit në bursat ndërkombëtare apo me rritjen e shpejtë të çmimit të naftës gjë që i ka pararendur këtij momenti si erë drithëruese në shpinën e shteteve. Ka një valë inflacioni të shoqëruar me rritjen e çmimeve në tërësi si pasojë e rikthimit të ekonomisë pas mbylljes dhe shtrëngimit të madh nga pandemia. Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë”, tha ai.