Aplikacion
Përmes një postimi në twitter Rama me ironi shkuan se sot ai që po akuzon atë që do ndërtojë Portin e Durrësit, në jetën e tij ka krijuar vetëm dy parti, ku e para ka ikur për skrap, ndërsa e dyta do ikë së shpejti.
Postimi i Ramës:
Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!
Në një konferencë nga selia e Partisë së Lirisë kreu i PL ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për projektin e Portit të Durrësit. Meta tha se dëmi që u bëhet interesave kombëtare është shumë i madh.
”Porti i Durrësit e provuar me dokumentat zyrtare, me vendimin e dokumentit të investimeve publike. I është dhënë kompanive offshore të rregjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre” tha ai.
Ndërsa zoom.al që prej dhënies së lajmit për ndërtimin e Portit të Durrësit ndërmori një investigim të thelluar në lidhje me dritëhijet e këtij projekti që do ta kthente portin e Durrësit në një port turistik.
Zoom.al ka faktuar gjatë kësaj kohe se Emaar Group nuk është pjesë e këtij projekti, por vetëm Muhamed Alabbar, i cili është pjesë e Emaar-it, por në Durrës vjen me një kompani tjetër dhe jo me gjigantin e fushës së ndërtimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Muhamed Alabbar, president i EMAAR Group, vjen në Shqipëri me kompaninë offshore Eagle Hills Real Estate Development.
Kryeministri Rama e ka përmendur atë shpesh si përfaqësues i EMAAR, por kjo kompani gjigande nuk ka lidhje me projektin, sic e ka konfirmuar për Zoom.al edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Publikimi i një pjese të kontratës mes shtetit shqiptar dhe “Eagle Hills Real Estate Development” i shtoi dyshimet mbi projektin e Portit të Durrësit.
Për herë të parë u zbulua se shteti do të përfitojë vetëm 2 përqind të xhiros vjetore nga Porti i Jahteve, një projekt që kushton 2.1 miliardë dollarë.
Marrëveshja e futur në parlament me procedurë të përshpejtuar dhe që u kundështua nga opozita, ngre kështu shumë pikëpyetje, të cilat opozita duhet t’i ngrejë me forcë në parlament. Në një artikull të zgjeruar zoom.al shtron 15 pyetjet që opozita duhet t’i bëjë qeverisë për aferën e Portit të Durrësit
Mbi projektin janë hedhur dyshime të shumta në media, të cilat nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet.