zoom

Lajme

Rama mburrej, Transparency: Qeveria shqiptare lidhi marrëveshje të errëta të investimeve të huaja

Ndërsa ishte “Sy m’ë sy”, kryeministri Edi Rama po mburrej me progresin që ka bërë Shqipëria në luftën kundër korrupsionit, referuar indeksit të Transparency.org.

Matjet e indeksit vlerësonin se Shqipëria ishte përmirësuar me 5 pikë nga 2023-shi në 2024-n, por akoma qëndron në vijën e kuqe të korrupsionit.

I njëjti indeks që Rama përmendi me shumë kënaqësi, tregon se ka një ngërç në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit duke përmendur marrëveshjen për lumin e Vjosës.

Transparency International quan këtë një “marrëveshje të errët miliarda dollarëshe”.

“Qeveria e Shqipërisë (42), për shembull, ka lidhur marrëveshje të errëta të investimeve të huaja me vlerë miliarda dollarë amerikanë, duke rrezikuar shkatërrimin e deltës së çmuar të lumit Vjosa”, thuhet në raport.

Postime të lidhura