zoom

Të gjitha

DiCaprio për lumin Vjosa në Shqipëri: Është kurora blu e Evropës!

Në tetor të vitit 2019, aktori me famë botërore Leonardo DiCaprio befasoi ndjekësit e tij në rrjete sociale me një postim ku tregonte se i ishte bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

DiCaprio shpalosi vlerat e veçanta që mbart ky lumë dhe tregoi se pavarësisht se mund të sjellin të mira ekonomike, ndërhyrjet në lumë do të jenë një mallkim për këtë bukuri të veçantë.

Ai i doli kategorikisht kundër ndërtimit dhe prekjes së lumit teksa shkruante në postimin e tij:

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre”

Ky veprim është përsëritur sërish nga aktori i famshëm në nëntor të vititi 2020.

Në llogarinë e tij në Instagram, DiCaprio ka publikuar një foto nga lumi Vjosa, ku njerëzit kanë shkruar me shkronja të mëdha pranë tij “Vjosa pa diga”.

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë e Zemrës Blu të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit të Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosa e zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Zemrës Blu të Ballkanit.”- janë fjalët e aktorit.

 

 

Por prisni se ka akoma! Duket se DiCaprio e ka merak të veçantë lumin Vjosa në Shqipëri, ndaj ka bërë sërish thirrje, duke iu bashkuar gjithashtu peticionit të ndërmarrë për mbrojtjen e tij.

Teksa ka publikuar dokumentarin “Vjosa Forever” që bën thirrje për bashkim në luftën për të ardhmen e lumit, aktori i njohur apelon qytetarët të firmosin peticionin për të shmangur katastrofën mjedisore që mund të ndodh.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin.”, shkruan DiCaprio.