zoom

Politikë

Rama: Kush humb jetën në krye të detyrës, shteti i merr në mbrojtje fëmijët

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e fundit për këtë vit, fjalën e tij.

Rama dha një parashtrim të ligjit të ri që pritet të fillojë zbatimin nga janari 2022 për statutin “fëmijë në mbrojtje të Republikës”.

“Nga muaji i ardhshëm të gjithë nënat me 3 ose më shumë fëmijë do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike, ashtu si vajzat dhe gratë e dhunuara apo të trafikuara. Po ashtu edhe jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Por këtyre u shtohet edhe një kategori tjetër, përmes nismës së re ligjore për statusin “Fëmijë në kujdesin e Republikës” dhe që faktikisht materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice në raport me ata që ndjehen më të dobët se i përkasin kategorive vulnerabël. Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijët e “dëshmorëve të Atdheut”, të mjekëve apo infermierëve që humbën jetën në krye të pandemisë si rezultat i pandemisë, të personave që kanë humbur jetën për të mbrojtur pronës, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e përmbushjes së detyrës në gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore. Shteti merr në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë të gjithë fëmijët e të gjithë këtyre kategorie prindërish, për t’i mundësuar sigurimin e jetës. Statusi përfitohet deri në 18 vjeç, por shtyhet deri në 25 vjeç kur ndjek arsimin e lartë. Mbrojtja bëhet në masën 100% kur personi që ka humbur jetën ka 1 fëmijë, në masën 70% kur ka 2 fëmijë, në masën 50% kur ka 3 fëmijë, në masën 40 kur ka 4 fëmijë”, tha Rama.