Aplikacion
Në një intervistë për Syri Tv, Arben Ahmetaj është shprehur se zv.kryeministrja është plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit duke shtuar se dëmi që ka shkaktuar Belinda Balluku është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019.
“Vetëm me tunelin e Llogarasë, që do ta them, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha, i ka gëlltitur plaçkitësja më e madhe”, tha ai.
Ahmetaj: Më fal, se unë do t’i referohem edhe me shifra, por që nga koha e Ismail Qemalit, por jo atij virtualit që nxjerr kreu i organizatës, atij realit, Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit. Më besoni, në përllogaritjet e mia, duke marrë referenca të drejtpërdrejta nga biznese sot, dhe ti e di mirë që unë jam bërë nukël informacioni, sot, dëmi që është shkaktuar nga Belinda Balluku në buxhet është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Dëmi i vetë asaj, nuk po flas pastaj për dëmin e gjithë anëtarëve të tjerë, dëmi i vetë plaçkitëses, shkon dyfishi i tërmetit të 2019. Vazhdon të mbajë rekord në historinë e Shqipërisë, e ka çuar me 11-miliardë nivelin e tenderave, më pas do t’ju tregoj edhe sukseset, se del në parlament dhe thotë kemi bërë shkolla, kemi bërë kopshte… Vetëm me tunelin e Llogarasë, që do ta them, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha, i ka gëlltitur plaçkitësja më e madhe.
Ti ke socialistë sot, më beso, komunikojnë me mua, socialistët, po flas për grupin parlamentar, një pjesë që është le të themi e vjetër, në kuptimin e eksperiencës, e vjetër në eksperiencë, të kapur për fyti, dikush i presuar, dikush i influencuar, dikush i lirë po revoltuar, një pjesë e tyre mezi presin që ky të bjerë. Është një ndjesi që dominon. Fola pë Partinë Socialiste. Sot po të shikosh nga ana e partisë, të shikosh qeverinë, sot qeveria është formati 5D i bashkisë së Tiranës, po nuk është 5D, është 5B. Plaçkitësja më e madhe në historinë e Shqipërisë të buxhetit të shtetit, ka emëruar 5 ministra, dy në bashkëpunim me eksponentët, 5 ministra për të plotësuar zinxhirin e plaçkitjes.
Po me ca po merret Pirro Vëngu? Merret me pronat e ushtrisë. Ma tha njeri brenda Ministrisë së Mbrojtjes që ky njeri po vjen vetëm se është i zellshëm për të dorëzuar pronat. E keni parë narrativën, ka filluar të flitet për Porto Palermon, është ai masturbimi turistik që tha Quest-i, në DAVOS, shpresoj që ta kenë parë shqiptarët. Pra, nderuar z. Peka, 5B-ja, ministri i financave është marrë nga strukturat e ish-Ministrisë së Infrastrukturës, dakord, Ministri i Brendshëm është histori më vete, kapitull më vete që, ‘for the record’. Kreu i organizatës, dikur, kur punonte si drejtor i hetimit tatimor e shkarkoi nga puna për korrupsion.
*****
Ahmetaj: Plaçkitësja (Balluku) thotë “Sa të kem Altin Dumanin se çaj kokë”
Në intervistë, Arben Ahmetaj u ndal tek projekti Thumanë-Kashar, ku ky koncesion u ka ngarkuar shqiptarëve 1.3 miliardë euro, tuneli i Llogarasë, i cili ka kushtuar 190 milionë euro, si dhe afera e AKSHI-t, sipas ish-zv.kryeministrit i kalon dyfish dëmin e tërmetit.
Ai u shpreh se Balluku, të cilën e quajti plaçkitëse, thotë që “Sa të kem Altin Dumanin atje s’çaj kokën”.
Ahmetaj: Po projekti Thumanë – Kashar? Në vendim final është shfuqizuar urdhëri i anulimit, pra, është rrëzuar ndërpreja e procesit të koncensionit. Vendimet e gjykatës nuk i kanë dhënë të drejtë plaçkitëses që të bënte një format të ri koncencioni. Me vullnetin e saj ka bërë koncensionin dhe u ka ngarkuar shqiptarëve 1.3 miliarde lek, duke bërë një proces pa tender me vullnet të saj. Po pse mo ça janë qytetarët shqiptar që duhet të paguajnë më shumë se europianët për rrugët. Merrni unazën e Tiranës, 14 vjet. T’i bëjnë analizë inxhinierët investigativë, gazetarët investigativë…sepse siç thonë kompanitë, na ka shkatërruar, 40% na kërkon, thotë.
Pse nuk shkon SPAK-u të marrë inxhinierë të huaj dhe të nxjerrë koston. Bëje Altin, ti je heroi i fëmijëve të shqiptarëve, pse nuk e bën? Bëje. Se shkon merresh me pllakat e banjove të Erjolës.
Në respekt të popullit, Altin Dumani, shko bëj një inspektim të kostove të rrugëve, shko bëj një inspektim te AKSHI, shko bëje.
E dyta, si ka mundësi që qytetarët shqiptarë paguajnë 12 euro cent për tollet e rrugëve, dhe qytetarët europianë me tvsh të përfshirë paguajnë 7 euro cent?
Po pse mo, vajti Bashkim Ulaj i vuri pistoletën kreut të organizatës, më jep këtë se të griva??? Jo. Bashkim Ulaj është në biznes.
Nuk mund të më thotë njeri mua që nuk jam përballur. Kam kërkuar gjithmonë, edhe për AKSHI kam kërkuar plan 3-vjeçar.
Ja ia kam thënë plaçkitëses që nuk bëhet kjo për Thumanë-Kashar. Ajo thotë që sa të kem Altin Dumanin atje s’çaj kokën. Altin Dumani paska bërë hetime për shkollën e plaçkitëse, e s’paska gjet numër amzës, po nuk bën hetime për këto. Se bën këtë së kjo është 1-miliardë e ca dollar, as te tuneli 50-milionë dollar, te AKSHI nuk hyn ky. Vetëm këto dëmi shkon dyfishi i tërmetit, mos harroni, te tërmeti ka qënë 1.2 miliardë dollar. Dyfish plaçkitësja.
*****
Ahmetaj: Edi Rama kryetar i organizatës kriminale
Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, të cilin e cilëson si kreun e organizatës. Ahmetaj ka hedhur edhe ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
Ai ka deklaruar se bëjnë spektakël me arrestimin tij dhe “bëjnë paralelizëm në Top Channel, se TCH e kanë televizionin e tyre dhe i thonë na bëj një Portokalli, ku Meta dhe Ahmetaj ndajnë të njëjtën qeli”.
“Dhe bëjnë humor të zi, investitori strategjik bën humor të zi, unë dhe Meta në të njëjtën qeli. Jeta çfarë nuk sjell, edhe mund të jetë, por mos bëj humor me jetën e njeriut”, tha ai.
Ahmetaj: Nuk është e vërtetë që SPAK nuk ka vepruar. Për hir të së vërtetës duhet t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. SPAK ka vepruar, ka akuzuar gruan dhe ish-gruan time. Patjetër, ka vepruar ndaj dëshmitarëve duke i kërcënuar. Ka vepruar duke thënë tani që mbaruam me Berishën ia tregojmë ne atij. Ka vepruar…më thotë avokati im, burrë i nderuar e me shumë emër, më thotë që e kanë kthyer vlerësimin e real estate apo investimeve në shtëpinë time apo në shtëpinë e Erjolës apo në shtëpinë e dikujt tjetër se nuk i ka pëlqyer SPAK…pra, SPAK ka vepruar dhe ka vepruar në mënyrë shumë interesante në një rast që është sa qesharak aq edhe tregues i një fenomeni shumë të rëndë të kapjes së drejtësisë.
Po lexoja rastin e ish-kryetarit të Shkodrës, Spahija, nuk e njoh, nuk është se kam ndonjë emocion ndaj Bardh Spahisë, por është skandaloze të mendosh që SPAK merret me një ish-kryetar, nuk ka rëndësi, i PD, i PS…dhe, se ky ka hequr një drejtor. Po mirë mo, në 2013, a nuk ikën një dynja me drejtorë? A nuk është sot kosto e gjyqeve mbi 40 e ca milionë euro. Pse nuk merret?
Pse nuk merret me Edi Ramën që nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe tallet me sistemin??? Kur i do qejfi i zbaton vendime, kur nuk i do qejfi nuk i zbaton. Ka vepruar SPAK-u me Bardh Spahinë. Më gjeni një search në një vend demokratik ku prokuroria del dhe bën deklarata për t’i bërë qejfin kryeministrit të vendit. Nuk kam asgjë fare, dua ta them këtë për hir të njohjes që kam me vëllain e Edi Ramës, nuk e di fare ka bërë s’ka bërë gjë, nuk ka lidhje fare me Olsi Ramën, ka lidhje me SPAK-un, ku detyrohet një prokurori në botën demokratike të dali të thotë në mënyrë qesharake, ‘ne nuk e dimë se kush është, por ne dimë që nuk është Olsi Rama’.
Çfarë nevoje ke ti mor djalë të dalësh të thuash këtë??? Vazhdo hetimet, ti s’ke nevojë. Përse çfarë del, kush ta kërkoi? Ore kaq i kapur je saqë nuk merr dot as frymë lirshëm?
Patjetër… ka vepruar SPAK-u, ka bërë edhe spektakle me arrestime. DMTH stili është i njëjtë. Ed Rama kur më shkarkoi mua, kreu i organizatës kreu i organizatës kur më shkarkoi mua e bëri në mënyrë simbolike, po ikën Meta, po ikën dhe ky, në të njëjtën ditë, se ky i ka dhënë dosjen Metës të inceneratorëve dhe ambasadës amerikane. Pastaj bën spektakle me arrestimin tim, del ma kabrio, del me ish-drejtorin e rrugëve, Vis Berberin, del me plaçkitësen më të madhe të buxhetit, me kabrio këta të tre dhe kreu i organizatës. Dhe bëjnë spektakël me arrestimin tim dhe pastaj bëjnë paralelizëm në Top Channel, se TCH e kanë televizionin e tyre dhe i thonë na bëj një Portokalli, ku Meta dhe Ahmetaj ndajnë të njëjtën qeli. Dhe bëjnë humor të zi, investitori strategjik bën humor të zi, unë dhe Meta në të njëjtën qeli. Jeta çfarë nuk sjell, edhe mund të jetë, por mos bëj humor me jetën e njeriut. Dhe pastaj me urdhër të kreut të organizatës, turp për të gjithë, bën arrestimin e ish-presidentit në mënyrën më vulgare…a thua se ky ishte El Chapo, a thua se ky ka vrarë Kennedy ose i ka bërë atentat Papës. Nuk e kam unë mik, se do fillojë tani e mbrojti Ilir Metën…nuk e kam mik, unë jam në pikën që nuk mbroj dot njeri. Unë jam në pikën që dua të mbroj veten dhe familjen time, fëmijët e mi në veçanti që u kam rënë më shumë në qafë. Ai arrestim është fundi i respektit për shtetin, i kërkuar nga kreu i organizatës vetëm për simbolikë dhune, prandaj i mora unë dhe ti më pyete a ka vepru SPAK apo jo.
*****
Ahmetaj: Rama dhe Linda në qendër për detoksifikimin, biznesmeni u pagoi 10 mijë euro
Ish-zv.kryeministri është shprehur se Edi Rama ka shkuar në një hotel në Bolzano me qendër detoksifikimi së bashku me Linda Ramën, ku sipas tij një biznesmen i ka paguar 10 mijë euro.
Ai theksoi se ky biznesmen ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi dhe se hoteli në fjalë është shumë i shtrenjtë, duke theksuar se “kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi”.
Ahmetaj: o mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi.
Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon. Mirë, çështja McGonigal, ore, a është ngrënë një darkë 10 mijë dollar atje, përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të SHBA? Po çfarë ndodh me dosjen McGonigal? Ti për dy muaj nxore urdhër-arresti për mua. Çfarë po bën? Jo po nuk kemi punonjës, si s’paske punonjës ti? Ti merresh me pllakat e banjos të gruas time, ti merresh me Bardh Spahinë, si nuk paske ti punonjës? Në gjithë botën ke kërkuar për mua informacion. Nuk ka asgjë. I kam të deklaruara, nuk kam para të fshehura asgjëkundi, as imobilare… bëje këtë për të tjerët. Shko në Dubai, o heroi i fëmijëve të tyre, shko kërko llogaritë atje, të të gjithëve. Shko në Qipro se do habitesh, do gjesh paratë e AKSHI-t. Apo do merresh me mua ti, me Bardh Spahinë, se e ke personale me mua ti. Si e ke personale me mua ti, çfarë ke personale me mua ti? Nuk ka gjë më të keqe se të deformosh drejtësinë.