Aplikacion
Në aktakuzë, ata referohen si “Personi A” dhe “Personi B”. Prej dy ditësh, Sali Berisha bëri me dije se ata janë Dorian Duçka dhe Agron Neza, përkatësisht Personi A (Agron Neza) dhe personi B (Dorian Duçka) .
Mediat fillimisht iu referuan Berishës lidhur me hetimet e kësaj dosjeje, ndërsa tanimë edhe Rama “huazoi” termat e ish-kryeministrit.
Kur u pyet nëse Agron Neza dhe Dorian Duçka kishin punuar me të, Rama tha:
Fola për zotin Agron, i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar pa diskutim, të cilin nuk e kam njohur më parë asnjëherë dhe me të cilin nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI-së. Për sa i përket personit tjetër ka qenë zv.ministër i Energjetikës në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë.