zoom

Politikë

Rama jep dy lajme: Më 28 dhe 29 nëntor hapet kantieri i aeroportit të Vlorës, hapet për qarkullim dhe Rruga e Arbrit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dy lajme për qytetarët që kanë të bëjnë me dy projekte të rëndësishme. Bëhet fjalë për aeroportin e Vlorës dhe Rrugën e Arbrit. Rama deklaron se më 28 nëntor do të hapet kantieri i aeroportit, ndërsa më 29 hapet për qarkullim Rruga e Arbrit. në dy data që korespodojnë me festat kombëtare.

“28 nëntor- Hapet kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

29 nëntor- Hapet për qarkullim Rruga e Arbrit”, shkruan Rama, teksa poston pamje nga të dy veprat.