zoom

Lajme

Rama i përgjigjet Bashës: Akoma nuk t’u bajat kjo gjuha e bufit?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga distanca Lulzim Bashës, pas paralajmërimit që ky i fundit i dha për Erion Veliajn.

Rama i kërkoi Bashës në videomesazh të heqë dorë nga gjuha e bufit (siç i referohet ai Partisë Demokratike) dhe të shpalosë programin elektoral të partisë së tij.

Në përgjigje, kryeministri nuk kurseu as batutat dhe ironinë me Lulzim Bashën.

Basha: O Rame, pasagjer ngele mor burrë. Si nuk të pashë njëherë në timon, apo harrova, ku di me i dhënë ti.

Rama: E vërtetë! S’kam timon unë. Ku kam timon unë, nuk e pata fatin tënd. Ti timon, makinë, xhiro, aritmetika po. Nuk diskutohet, gjumë top. Unë shih e shkruaj. Po shyqyr më prezantove Unikatilin.

Basha: Ku i ke shokët mo Ram, ku i ke ata që vije në timon, ata që firmosnin për ty

Basha: O ti je më buf se bufi, të vjedhin shokët pas shpine, ose ti je nona e kësaj pune?! Je kreu i bandës

Rama: Akoma nuk tu bë bajat kjo gjuha e bufit o vlla? Vjedhje vjedhje, banda banda, droga droga. Po ndërroje pllakën e gramafonit o artist. Na jep vizionin euroatlantikëve, na thuaj ça do bësh ti ndryshe nga këneta? Mor Lul edhe në fletë të votimit katra të kishte ngel? Ty të kanë ngel vetëm çelësat e makinës.

Basha i kujtoi Ramës paketat e cigareve.

Për këtë Rama tha: “E kam lënë cigaren o Lul, se ti të ka ngel ora kur ndejtën bashkë deri pas mesnate, që u thanë duk paketa se mi piva gjysmat ti a më shumë se kishe emocione. Mirë cigaret po dhe gjysmën e qeverisë ta dhashë.”/ Zoom.al

Postime të lidhura