zoom

Politikë

Rama i përgjigjet Agron Shehajt: Ballisti i “foltores” nuk e njeh ligjin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj akuzave të deputetit të PD-së, Agron Shehaj. Ai shprehet se pretendimet e Shehut nuk qëndrojnë pasi nuk mund të bëhet biznes në një pallat që s’ka lejë shfrytëzimi.

“Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qeraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi! Sa për lejen e ndërtimit ajo është shkelur, pra është bërë nul nga vetë ndërtuesi,që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit! Po s’ke ç’i bën, nga fshehjet në kotece tek futjet në pallate pa leje, zakon ballistash!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.