zoom

Aktualitet

Rama i dorëzon Luiza Gegës Yllin për Mirënjohje Publike

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në një ceremoni zyrtare, Luiza Gegës Kordonin e madh me Yllin për Mirënjohje Publike.

Megjithatë gjatë dorëzimit të kordonit nuk munguan as batutat nga kryeministri Rama, i cili ironizoi gjatësinë e tij, ndërsa e krahasoi Gegën me Napolonin.

“Duke të lutur të vish këtu, pa u trembur nga lartshtatësia ime. Sepse mua më rrofshin gjithë këto centimetrat e mia.

Kjo letër është për të certifikuar që ylli nuk është i kontrabanduar është origjinal.

Unë e di që ti je trime dhe nuk trembesh, por edhe vetë Napoloni ishte vetëm 2 centimetra më i gjatë se ty, por ishte 20 minuta më i ngadaltë se ty “, tha Rama.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani.

Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit sot në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama i cili i puthi duart në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për fitoren e madhe që Gega i solli Shqipërisë.

Ndërsa duartrokitjet e qytetarëve ishin të shumta.

E veshur me ngjyrat kuqezi Gega bëri “paradë” me një makinë të kuqe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.