zoom

Politikë

Rama falenderoi mjekët për kujdesin, Nard Ndoka godet me komentin e tij: Futi 2-3 javë pushim

Pak orë pasi la spitalin, kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh falenderimi për të gjithë mjekët që u kujdesën për të gjatë dhe pas operacionit.

Mes të tjerave në mesazhin e tij ai bëri të ditur se do të kthehet shpejt mes shqiptarëve, duke paralajmëruar aktivitetet e tija publike, përfshi këtu edhe takimet elektorale.

Ndër komentet e shumta që kanë shoqëruar këtë postim të kryeministrit është edhe ai kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili i sugjeron kryeministrit që të bëjë një 2-3 javë pushime, derisa të mbarojë fushata.