Aplikacion
Rama erdhi i përpiktë në orën 18:00. Mori fjalën jashtë cdo rregulli dhe një debat i stisur me kryetarin e grupit të PD, Aflred Rushajn po e bënte situatën edhe më të kuptueshme. Kur skenarit i mbaroi teksti, në foltore u ngrit Lulzim Basha. Fjala e tij ishte jashtë cdo rregulli parlamentar. Një deputet nuk mundet as ta shtyjë, as ta zëvendësojë, as të marrë kohën e një deputeti tjetër gjatë diskutimit të programit qeverisës. 30 minuta pas orës 18:00 Lulzim Basha nisin fjalën e tij në parlament, teksa në hotel Rogner para qindra simpatizantëve Sali Berisha po tregonte në hollësi paaftësinë e Bashës dhe po hidhte akuza për korrupsion ndaj Edi Ramës.
Por mediat e injoruan Ramën në fjalën e tij. Anjëra prej tyre nuk e transmetoi, përvec televizionit privat ERTV të kryeministrit. Edhe Report Tv, një media pro-qeveritare, i dha hapësirë liderit historik të demokratëve.
Njësoj ndodhi edhe kur nisi të fliste Basha. Përvec News 24, pronari i të cilit ka një lidhje “miqësore” me Bashën, ekranet e tjera transmetuan në shumicë fjalën e Berishës. I njëjti TV zgjodhi të jepte edhe një pjesë të intervistës së ambasadores Amerikane Yuri Kim përballë Berishës.
Ekranet u ndanë në dysh, por Bashës i shihej vetëm mimika që lëvizte pa jetë nën fjalën kumbuese të Sali Berishës që duartrokitej nga demokratët e zhgënjyer nga Basha.
Makinacioni nuk fuksionoi sic mund të ishte menduar. Berisha i dominoi transmetimet televizive dhe shikueshmërinë, duke shënuar kështu fitoren e tij të parë ndaj kundështarëve të tij, Rama-Basha. /Zoom.al
Digjet makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe zyra e këshilltarit komunal në Kumanovë