Aplikacion
Taulant Ball, i cili në zgjedhjet e fundit ishte drejtues politik i PS-së në Elbasan ka kaluar në Fier. Gjiknuri ndërkohë do të marrë Elbasanin, kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.
Spiropali do të jetë në Kukës, ndërsa për Beratin është caktuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Mirela Kumbaro, e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën, ndërsa ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë Dibrën.
Edona Bilali do të ketë Shkodrën, Adrian Çela Durrësin ndërsa për Tiranën, Edi Rama ka caktuar si drejtues politik të qarkut, kryebashkiakun Erion Veliaj.