zoom

Politikë

Rama: 40% rritje pagash për mësuesit dhe bluzat e bardha në mandatin e tretë, zero për parlamentarët

Kryeministri Rama premton rritje me 40% për mësuesit dhe bluzat e bardha gjatë mandatit të tretë, por asnjë lek shtesë për parlamentarët. Me 30% do rriten pagat e punonjësve të administratës. Për 4 vitet e ardhshme PS parashikon taksim me 23% për pagat mbi 2.5 mln lekë, ndërsa nga janari i vitit 2022 do të hiqet taksa për pagën deri në 40 mijë lekë.

Premtimet e kryeministrit Edi Rama sot
0 tatim fitimi me pagën deri 400 mije lekë në janar 2022
Ulje e tatim fitimit mbi pagat deri 2.5 milionë lekë nga 1 janari 2022
Zero Tatim Fitimi dhe Zero Tvsh për biznesin e vogël deri në 2029
Paga Minimale 400 mije lekë deri në fund të mandatit
Zero rritje pagash për deputetet e ministrat deri në 2025

Pagat aktualisht tatohen

Paga 0-30 mijë lekë nuk tatohen
Pagat mbi 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë taksohen 13%
Pagat mbi 150 mijë lekë tatohen 23%