zoom

Lajme

Rama, 3 ditë takime për zgjedhjet e 11 majit/ Prej orësh i mbyllur në vilën “30” me drejtuesit e qarqeve

Edhe kjo e diel është një ditë intensive takimesh në kampin socialist.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që prej orëve të mëngjesit drejtuesit politikë të qarqeve, në Vilën “31” në Tiranë.

Ky takim vjen pasi Rama mblodhi qeverinë dhe Kryesinë e PS, në përgatitje të garës elektorale të 11-majit.

Në takim janë Blendi Klosi, drejtuesi politik i Qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e Qarkut të Gjirokastrës, Ulsi Manja, drejtues politik i Qarkut të Lezhës, Emirjana Sako, drejtuese politike e Qarkut të Durrësit dhe Benet Beci, drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës.

Edi Rama po diskuton me ta kandidatët e mundshëm për deputet në parlamentaret e majit.

Ky takim kokë më kokë i kryeministrit me drejtuesit politik të qarqeve, vjen 3 ditë përpara dorëzimit të listës zyrtare pranë Komisionit Qendror të zgjedhjeve.

Pjesë e procesit elektoral pritet të bëhen edhe disa kryetarë bashkish, të cilëve fillimisht do tu duhet të dorëhiqen dhe më pas të dalin në garë.

Emra që përfliten si kandidatë për deputetë janë kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo,
ai i Tepelenës Tërmet Peçi, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, si dhe kryebashkiaku i Matit Agron Malaj./ Zoom.al

Postime të lidhura