zoom

Slider

Rafael Leao: Jam rritur falë Piolit, ende i ri për t’u krahasuar

Rafael Leao është rritur shumë këtë sezon me Milan. Në sezonin e tij të katërt si kuqezi, Leao ka ndryshuar shumë dhe këtë e tregojnë statistikat, ku në 23 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe ka kontribuar në 3 asiste për shokët e skuadrës.

Në një moment të tillë kaq pozitiv nuk mund të fshihet 23 vjeçari, i cili zbuloi për mediat transformimin e tij që nga viti 2019 kur u transferua nga Lille.

“Fillimi nuk ishte i lehtë sepse mbërrita në një kampionat tjetër dhe nuk flisja italisht. Isha 19 vjeç dhe kisha përballë shumë kundërshtarë të nivelit të lartë. Por mbi të gjitha, ata më dhanë një dorë të mirë dhe tani gjërat po shkojnë më mirë”, deklaroi Leao.

Roli i trajnerit në zhvillimin e futbollistit ka qenë i madh dhe këtë e pohon dhe francezi, i cili thotë se prezenca e tij e ka rritur atë profesionalisht.

“Pavarësisht vështirësive, Pioli më dha besim dhe vendin si titullar. Falë tij jam ky lojtar që jam sot.  Ai më dha mentalitetin e duhur sepse është dikush që më shtyu të besoja gjithmonë tek vetja. Një ditë më tha: “Ti ke talent por ke pak mungesë të mentalitetit fitues. Nëse do të arrish nivelet e Mbappe dhe Ronaldos, duhet të bësh diferencën në çdo ndeshje, në të kundërt do përfundosh si lojtar i rëndomtë”. E dëgjova atë dhe diçka më pickoi në kokën time kur fola me trajnerin tim personal dhe familjen time”.

Falë trajnerit kuqezi, tani Leao ka bërë një hap të madh drejt kualitetit. “I thoja vetes që të gjithë duhet ta shihnin kush isha unë në të vërtetë dhe ndodhi. Mbappe dhe Ronaldo më frymëzojnë, i shoh videot e tyre në Youtube dhe unë dua të arrij në ato nivele”, shprehet anësori i majtë.

Hapi i rradhës është procesi i maturisë dhe Leao është i vetëdijshëm për këtë. “Driblimi bën diferencën, por ndonjëherë unë mund të shënoj dhe mund ta bëj edhe nëse ia n nga pozicioni im. Kur shkoj drejt portës duhet të jem më i përqëndruar. Në të kaluarën nuk isha, tani duhet!”

Krahasimi me Henry?- “Ai ishte lojtar i madh, jam ende i ri për të arritur nivelin e tij. Nuk ka asgjë për tu krahasuar”, përfundoi 23 vjeçari.

/e.s/zoom.al