Aplikacion
Sipas tij, vrasja e Bunjakut ishte e rastësishme.
“Vdekja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës ka ndodhur rastësisht dhe më pas ka pasur një përleshje të ashpër nga të dyja palët. Të jetë e qartë për të gjithë se ne nuk jemi terroristë, por luftëtarë për lirinë e popullit tonë”, tha avokati i Radoiçiç.
Ai tha se Radoiçiç është i gatshëm “t’i përgjigjet ftesës së organeve kompetente të Republikës së Serbisë lidhur me këtë ngjarje”.
Më herët presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njoftoi se Radoiçiç është dorëhequr nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.