Aplikacion
Babai i tij dëshmon se ai ka qenë i vetëdijshëm gjatë kohës kur po transportohej në spital, dhe më pas ka ndërruar jetë. Sipas babait 4 ditë pas vdekjes, familja është telefonuar nga drejtori i përgjithshëm i rrjetit të hoteleve që ndodhet në Vjenë, dhe ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.
“Na thanë që djali ka qenë duke pirë cigare, djali ka qenë i mbushur, është mbështetur te barrierat mbajtëse të hoteli, nga komisariati na kanë thënë se vetëm ka qenë duke pi cigare, foto gjë nuk më kanë dhënë. Më kanë thënë se ora kur ka ndodhur ka qenë 14:40. Ai ka qenë me shpinë nga Bulevardi kryesor i Tiranës.
Unë kur e pashë si ka qenë ngjarja, dhimbja m’u nda në dy pjesë, fatmirësisht nuk kishte qenë dikush që e hodhi, ai kishte ardhur në Tiranë me kalu ditë të mira, nga pakujdesia e njerëzve që duhet të merreshin me ato barriera, i morën jetën. Barrierat nuk kanë qenë të siguruara mirë. Disa më thoshin nga kati i katërt, dikush tjetër nga kati i pestë, u binda që kjo ka qenë vetëm aksident.
Djali ka rënë sipër një veture që ka qenë e parkuar, së bashku me barrierat që kanë qenë aty. Në komisariat takova pastruesen e hotelit dhe më tha se në spital e ka shoqëruar një person që punonte te informacioni. Djali më tha që ka ndërruar jetë në spital, djali ka qenë i vetëdijshëm gjatë kohës që është dërguar për në spital, iu kishte përmendur emrin. Nga spitali nuk na kanë dhënë asnjë informacion”, shprehet babai i Ajdin Mustafit për News24.
Kërkimi 25 vjeçar i Kosovës për drejtësi, fati i mijëra të zhdukurve ende nuk dihet