zoom

Slider

“Qofsh i xhenetit”- E shpallën të vdekur, ish-banori i BBV: Të sëmurë mendorë! Turp, brez m*ti

Ish-banori i BBV, Ronaldo Sharka ka reaguar ashpër pas një postimi në rrjetin sociale Tik-Tok ku e shpallnin të vdekur.

“Vllai jonë qosh i xhehnet”, shkruhej në një foto të gazetarit të shpërndarë në internet.

Pas kësaj, Ronaldo Sharka është shprehur se personat që kanë bërë postimin janë njerëz të sëmurë mëndor dhe të lig.

Ai theksoi se ka ende të freskta imazhet e vdekjes së të atit, pak javë më parë dhe e quajti të tepërt këtë veprim.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”, shkruan Ronaldo Sharka.