Aplikacion
Biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimit, Avenir Kika, tha para kryeministrit dhe ministres së Financave se ajo pagë nuk është reale.
“Nuk e kuptoj pse e nxjerrin 510 mijë lekë (të vjetra), ne nuk kemi paga të tilla”, -tha Kika duke shtuar se në biznesin e tij, por edhe tek të tjerët, punonjësit paguhen me paga që nisin 80 mijë lekë.
Por në fund të fjalës së tij, ai u sinkronizua me fjalën e kryeministrit, i cili kritikoi fort bizneset që “shfrytëzojnë punonjësit pa sigurime e vetë blejnë nga shtatë shtëpi”. Kika supozoi se shifra zyrtare mund të vijë dhe nga nëndeklarimet që bëjnë bizneset.
Fillimisht, paga e këtij sektori matur nga Instat është e mesatarizuar. Nga këtu, nëse supozojmë se Kika dhe kolegët e tij po aq të rëndësishëm, paguajnë dhe deklarojnë më shumë se 51 mijë lekë, duhet të kishin patjetër më shumë peshë dhe të lëviznin për lartë këtë vlerë.
Nga ana tjetër, Instat punon në koordinim me institucionet, nga drejtoria e Tatimeve tek AZHBR dhe statistikat i referohen dhe vetë gjetjeve të tyre, pa ndërhyrë Instituti.
Cilado qoftë arsyeja e asaj shifre dhe cilado të jetë arsyeja e mohimit të saj, konkluzioni nuk ndryshon: ajo nuk është e saktë!
Instat, si burimi i vetëm zyrtar dhe më i fuqishëm, shpeshherë dhe si referencë për studime ndërkombëtare ngec në ofrimin e statistikave që i afrohen realitetit. Evazioni dhe mosdeklarimi nuk është arsye. (Institucionet ndërkombëtare kanë aftësinë të përllogarisin edhe paranë jashtë sistemit tatimor.)/Zoom.al